Flash News

KRYESORE

Anglia publikon listën e të grumbulluarve, Southgate rikthen “të përjashtuarin”!

Anglia publikon listën e të grumbulluarve, Southgate rikthen

Anglia ka publikuar listën e të grumbulluarve për përballjet me Malin e Zi dhe me Kosovën. Southgate i ka qëndruar besnik zgjedhjeve të bëra që nga hera e fundit, pasi nuk ka shumë ndryshime.

Ajo që bie në sy është rikthimi i të përjashtuarit James Maddison. Ky i fundit u kritikua shumë nga mediat dhe nga tifozët, pasi la grumbullimin herën e fundit dhe u fotografua në një kazino në Leicester.

Gjithsesi, duket se trajneri Southgate e ka lënë pas këtë gjest dhe e ka grumbulluar mesfushorin. Konfirmohen talentet e Chelsea, Tomori, Abraham, Mount si dhe rikthehet Hudson-Odoi.

https://twitter.com/England/status/1192441575046971392?s=20

Të fundit