Flash News

KRYESORE

Anija shqiptare shpëton 115 sirianë në detin Egje

Anija shqiptare shpëton 115 sirianë në detin Egje

Ekuipazhi i anijes shqiptare “Oriku” ka shpëtuar 115 shtetas sirianë në detin Egje. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Mes të shpëtuarve ishin dhe 45 fëmijë.

“Djemtë tanë vazhdojnë të shpëtojnë jetë njerëzish në detin Egje, përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të përbaltin Forcat tona të Armatosura. Në dyoperacione të njëpasnjëshme gjatë orëve të fundit, ekuipazhi i anijes “#Oriku” ka sinjalizuar dhe ka ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë 115 shtetasave sirianë, 45 prej të cilëve fëmijë. Ekipet tona në misionet ndërkombëtare të kërkim – shpëtimit janë aty për të na bërë krenarë, çdo ditë e më shumë”, shkruan ministrja Xhaçka.

Të fundit