Flash News

KRYESORE

Anija shqiptare shpëton 50 emigrantë ne detin Egje

Anija shqiptare shpëton 50 emigrantë ne detin Egje

Anija ‘Butrinti’ dhe Forca Detare Shqiptare kanë shpëtuar 50 emigrantë në detin Egje.

Emigrantët u shpëtuan mbrëmë gjatë patrullimit të anijes, të cilët ishin nisur nga Ceshme i Turqisë drejt ishullit te Chiosit në Greqi.

"Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojes bregdetare turke, greke dhe Forontex. Emigrantet janë marre nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit te Ceshmes", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të fundit