Flash News

KRYESORE

Anija shqiptare shpëton 84 persona në Egje

Anija shqiptare shpëton 84 persona në Egje

Anija e Forcës së Armatosur shqiptare “Lissus” ka shpëtuar 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme të zhvilluara në Egje.

Operacioni i parë është realizuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa i dyti mëngjesin e kësaj të diele.

Sipas informacioneve gomonia e parë kishte 39 persona në bord, 31 palestinezë dhe 8 sirianë ndërsa gomonia e dytë me 45 persona në bord, 31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë.

Të fundit