Flash News

KRYESORE

Ankesa e Messit për drejtorin sportiv, lojtarët i përgatisin një surprizë

Ankesa e Messit për drejtorin sportiv, lojtarët i përgatisin

Te Barcelona ka gjithmonë probleme. Drejtori sportiv Eric Abidal dhe Leo Messi kanë një temë që duhet ta zgjidhin. Ish-mbrojtësi i katalanasve akuzoi skuadrën dhe u shpreh se disa lojtarë kanë larguar trajnerin Ernesto Valverde.

Argjentinasi reagoi keq në Instagram, duke i kërkuar Abidalit të fliste me emra konkretë, përndryshe ndotën të gjithë lojtarët e ekipit. Gazeta katalanase Sport ka zbuluar një detaj tjetër edhe më interesant.

Shokët e skuadrës te Barcelona e kanë pritur shumë mirë deklaratën e "Pleshtit". Mbrojtja që Messi u ka bërë atyre u ka pëlqyer lojtarëve dhe e kanë falenderuar në stërvitjen e sotme. Kjo ishte një surprizë për sulmuesin.

Të fundit