Flash News

KRYESORE

Ankesa e policisë shqiptare: Nuk kemi drogë për të stërvitur qentë

Policia shqiptare kap me qindra kilogramë lëndë narkotike, e megjithatë, kur bëhet fjalë për të stërvitur qentë e saj antidrogë, nuk ka drogë. Nisur nga kjo, Ministria e Brendshme iu ankua prokurorëve se nuk u ka vënë në dispozicion lëndë narkotike, aq shumë të nevojshme për qentë. Për këtë arsye një letër iu dërgua kryeprokurorit, Olsian Çela, e ky i fundit ia nisi kërkesën Prokurorisë së Tiranës.

Çela ka firmosur një shkresë ku shkruhet se “Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor. Drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për t’i informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë ku janë sekuestruar lëndë narkotike”.

Ai kërkon që drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për t’i informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë, ku janë sekuestruar lëndë narkotike sipas specifikimeve që u nevojiten.

Të fundit