Flash News

KRYESORE

Ankesat e Neymar nuk kanë të sosur, futbollisti kërkon rritje rroge

Futbollisti brazilian, Neymar, ka kërkuar rritje rroge për të qëndruar te PSG, për arsye se ka shqetësime në situatën aktuale te klubi i Parisit.

Sipas “The Times”, futbollisti u ka kërkuar drejtuesve të PSG një pagë prej 1.3 milionë eurosh në javë që ai të mos largohet, ndërkohë që paga aktuale e tij është 750 mijë euro në javë.

Javën e kaluar, presidenti i klubit parisien, Nasser Al Khelaifi udhëtoi drejt Brazilit për të vizituar sulmuesin dhe përfaqësuesit e Neymar përfituan nga rasti për të diskutuar me të rishikimin e kushteve të kontratës së futbollistit, duke bërë të ditur pretendimet e reja të tij.

Neymar u transferua te Paris Saint Germain në verën e vitit të kaluar për shifrën rekord të 222 milionë eurove, duke firmosur një kontratë deri në 2022, por pas vetëm disa muajsh nisën spekulimet për rikthimin e mundshëm të tij në kampionatin spanjoll.

Sipas portalit brazilian “UOL”, sulmuesi u ka rrëfyer miqve të tij pakënaqësitë për ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve, arbitrimin tolerant ndaj këtyre episodeve, gjendjen e keqe të fushave të skuadrave kundërshtare apo detyrimin për të qenë i grumbulluar në ditët para ndeshjeve.

Të fundit