Flash News

KRYESORE

Ankesat e qytetarëve, Rama: 600 punonjës të administratë janë shkarkuar nga detyra

Ankesat e qytetarëve, Rama: 600 punonjës të administratë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se deri më tani janë shkarkuar nga puna 600 punonjës të administratës. Sipas tij, ky vendim është marrë pas ankesave të qytetarëve në Portalin e Bashkëqeverisjes.

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes Kryeministri pranoi se ka akoma problematika në administratë.

“Janë mbi 600 individë, që nga nëpunës të nivelit të zyrave të kontakteve me qytetarët deri tek drejtuesit e këtyre zyrave që janë larguar sepse nuk kanë qenë të denjë në shërbimin e qytetarëve”, tha Rama.

Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, Task Forca e drejtuar nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nisur nga ankesat dhe denoncimet e qytetarëve ka marrë 7 masa disiplinore në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Tiranë.

Të fundit