Flash News

KRYESORE

Anketa/ 97% e të rinjve janë të pakënaqur me punën e bashkisë së Tiranës

Anketa/ 97% e të rinjve janë të pakënaqur me punën e

Erion Veliaj mund të duket i ‘gjithëpushtetshëm’ brenda Partisë Socialiste, por kryebashkiaku i Tiranës ka një problem të madh që nuk duhet nënvlerësuar. Sipas anketës “Rinia në Tiranë 2019”, e kryer nga qendra për vlerësimin dhe promovimin e politikave të fëmijëve dhe të të rinjve, Child and Youth Policy Hub Albania, puna e bashkisë së Tiranës, e cila drejtohet nga Veliaj, konsiderohet nga të rinjtë si e pamjaftueshme.

Në anketën e publikuar nga ‘Exit’, të rinjtë janë shprehur për punën e bashkisë së Tiranës:

– 97 për qind e të anketuarve u shprehen se Bashkia e Tiranës nuk i ka adresuar sic duhet problemet e të rinjve;

– 91 për qind e të anketuarve deklaruan se Bashkia e Tiranës nuk ka punuar mjaftueshëm për të rinjtë;

– 85 për qind e të anketuarve mendojnë se Bashkia është pak ose aspak bashkëpunuese për zgjidhjen e problematikave të tyre.

Por të rinjtë e Tiranës nuk kanë vendosur vetëm Erion Veliajn në ‘listën e zezë’, pasi një përqindje e lartë kundërshtimi shfaqet edhe ndaj partive politike në Shqipëri.

– 99 për qind e të anketuarve deklaruan se partitë politike janë pak ose aspak të hapura për të zgjidhur problemet e të rinjve në Tiranë;

– 93 për qind e të anketuarve mendojnë se partitë politike as nuk dëshirojnë të konsultohen me ata për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Sa i përket zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, 57% e të rinjve nuk dëshirojnë të marrin pjesë.

Në anketim morën pjesë 220 të rinj, ndër to 79 për qind vajza dhe 21 përqind djem, të moshës 15-30 vjeç. Papunësia, të ardhurat e ulëta, korrupsioni dhe arsimimi janë problemet më shqetësuese për të cilat të rinjtë shqiptarë kërkojnë zgjidhje.

Të fundit