Flash News

KRYESORE

Anketa në Greqi/ Turqia mbetet rreziku i parë, Shqipëria e dyta

‘Issue Publik’ ka publikuar të dhënat e anketës së zhvilluar në Greqi mbi qëndrimin e opinionit publik për çështje të politikës së jashtme. Sondazhi është fokusuar kryesisht në marrëdhëniet greko-tuke, çështjen e Qipros dhe zgjidhjen e konfliktit të emrit me Maqedoninë.

79% e grekëve shohin si rrezik Turqinë, ndërsa në vend të dytë, me një diferencë të thellë ndodhet Shqipëria. Vetëm 13% e të pyeturve janë përgjigjur se Shqipëria paraqet rrezik për vendin e tyre.

82% e grekëve thonë se marrëdhëniet me Turqinë janë përkeqësuar; 44% mendojnë se do zhvillohet luftë me këtë shtet në vitet e ardhshme dhe 42% janë të bindur se është Athina ajo që do e fitojë luftën.

Pavarësisht konfliktit të hapur që kanë me Maqedoninë, ky shtet nuk perceptohet i rrezikshëm nga qytetarët grekë.

50% e grekëve mendojnë se SHBA ka ndikim të madh në vendin e tyre, e pasuar nga Gjermania që arrin në shifrën e 41%.

Të fundit