Flash News

KRYESORE

Ankimohet vendimi i komisionit të vettingut për prokuroren e Tiranës

Ankimohet vendimi i komisionit të vettingut për prokuroren e

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas ankimimit, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.

"Faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore", thuhet në njoftim.

Të fundit