Flash News

KRYESORE

Ankimoi zgjatjen e hetimeve nga arratia, Prokuroria vendos për Jaeld Çelën

Ankimoi zgjatjen e hetimeve nga arratia, Prokuroria vendos për Jaeld

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë edhe me tre muaj afatin e hetimit për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Kujtojmë që ish-drejtuesi i policisë së Vlorës ankimoi zgjatjen e hetimeve nga arratia, por Gjykata për Krimet e Rënda e rrëzoi kërkesën e tij.

Çela ankimoi zgjatjen e fundit të Prokurorisë, afat i cili përfundoi në 18 shkurt.

Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017, ai dyshohet të jetë garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.

Sipas hetimeve,  Jaeld Çela ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, shoferin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Të fundit