Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Shkëlqim Çela, autor i disa librave me poezi dhe prozë, dhe fitues i çmimit letrar ‘Kadare’ ka shprehur ‘pakënaqësi’ për një ‘shpërfillje letrare’ të Ismail Kadaresë ndaj përpjekjeve që bëhen në botën shqiptare të letrave. Çela thotë se është trishtuese mungesa e një autoriteti që të thotë një fjalë me peshë, dhe ky autoritet është vetëm Ismaili. Më poshtë postimi i plotë në Facebook i Shkëlqim Çelës:
Nga nje interviste e se shoqes se Kadarese qe lexova, m'u be e qarte se Ismaili fare pak, ne mos aspak eshte i interesuar ne ndonje gje letrare qe bubrron ne popullaten shqipshkruajtese. jo se ky eshte ndonje problem ne vete, por thjesht ideja se mungon nje autoritet qe te thote nje fjale me peshe per c'shkruhet konkretisht, eshte shume trishtuese. e ate gje mund ta bente vetem Ismaili (me gjithe 80 plus vitet qe ka mbi vete). e gjitha kjo vjen me nje ndjesi vetmie. shkrimtaret shqipshkruajtes afirmimin u duhet ta gjejne tjeter kund, jashte realiteteve shqiptare. sepse ne keto te fundit, me me shume gjase do e gjesh veten ose tjetrin qe shkruan ne ndonje rrjete merimangash te luftes se klasave, ose i lakuar me kafe-fernet-duhan nga kafeja kinse kulturore (qe ka zevendesuar kafenene patriotike), se sa ne ndonje diskutim me te vertet kritik, apo Zot na ruaj, se nga goja s'vjen gje, promovues.
© Politiko.al