Flash News

KRYESORE

Ankthi i hapjes së negociatave, analisti i majtë përplaset me Arian Çanin: Boll llape këtu!

Ankthi i hapjes së negociatave, analisti i majtë përplaset me

Analisti Shpëtim Nazarko ka pasur një debat me gazetarin Arian Çani në emisionin “360 gradë” në Ora News.

Teksa po diskutohej tema: "Paralajmërimi i Ramës: Ose BE, ose në Shqipëri depërtojnë rusët dhe islamikët", Çani u shpreh se nuk mund të thuhet që vizita e Ramës ishte e suksesshme dhe se hapja e negociatave mund të jetë një vendim gjeo-strategjik.

I menjëhershëm ishte reagimi i Nazarkos, i cili i nervozuar i drejtua gazetarit: “Boll llape, na lërë neve të shprehim mendimet tona”.

Çani nuk replikoi, ndërsa më pas Nazarko e cilësoi vizitën e Ramës në Gjermani si të suksesshmë, pasi sipas tij jo më kot Merkeli qëndroi për rreth 90 minuta me kryeministrin shqiptar.

Të fundit