Flash News

KRYESORE

Anna Oxa e vetmja në botë me këtë emër, e mbron ligji

Anna Oxa e vetmja në botë me këtë emër, e mbron ligji

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të jetë e qetë pas patentimit të emrit të saj. Askush në botë nuk mund të gëzojë të njëjtin emër pa marrë më parë lejen e saj.

Këtë e ka bërë të ditur ministria e Zhvillimit Ekonomik të Italisë, e cila i ka konfirmuar Anna Oxës mbrojtjen me ligj të emrit të saj.

Anna Oxa, emri i vërtetë i së cilës është Iliriana Hoxha, ka treguar se do të dënohet me ligj edhe shfrytëzimi i emrit të kompanisë së saj – Oxarte.

Kujtojmë se të njëjtën gjë e kanë bërë edhe shumë artistë të tjerë duke përfshirë edhe Beyoncen dhe Jay-z, të cilët kanë patentuar emrin e vajzës së tyre, Blue Ivy Carter.

Të fundit