Flash News

KRYESORE

“Anonymous Albania” bllokon faqet online të AMA-s dhe AKEP-it

Piratët kompjuterikë të grupimit “Anonymous Albania” sulmuan sot faqet zyrtare të AMA-s dhe AKEP-it. Ky veprim u krye sipas tyre sepse institucionet nuk kanë të drejtë që të ndalojnë lirinë e fjalës. Kur klikon faqen e ueb-it të AMA-s shfaqet shënimi “Është arritur limiti i burimit”, kurse në faqen e ueb-it të AKEP-it shkruhet: “Duket se nuk e keni lejen për të hyrë në këtë faqe. 403 Gabim. E ndaluar”.

“Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe t’i gjobisë ato. Por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokojë faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato. AMA s’ka të drejtë të ndaloj lirinë e fjalës, sepse Shqipëria është një shtet demokratik!”, thuhet në njoftimin e “Anonymous Albania”.

Ata paralajmëruan se “do të mbrojnë lirinë e fjalës dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”.

Të fundit