Flash News

KRYESORE

Ansi Agolli vendos të tërhiqet nga Kombëtarja

Ansi Agolli vendos të tërhiqet nga Kombëtarja

Në moshën 34 vjeçare, Ansi Agolli ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja Shqiptare. Mbrojtësi i majtë ka bërë të ditur vendimin gjatë grumbullimin me ekipin kombëtar për dy ndeshjet kundër Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë.

“Vitet që unë kam qenë pjesë e Kombëtares janë pjesa më e bukur e karrierës sime futbollistike. Europiani ishte ‘ajka’ e gjithçkaje dhe ruaj kujtime shumë të bukura me Kombëtaren. A do largohem pas ndeshjes kundër Italisë? Epo unë një herë luajta në Europian, dy herë sikur nuk shkon”, ka thënë Agolli.

Ansi Agolli ka veshur për herë të parë fanellën e Kombëtares në 2005-ën dhe ka luajtur 69 ndeshje, duke shënuar dy gola.

Të fundit