Flash News

KRYESORE

‘Anti-KÇK’ në Kuvend, Lleshaj: Shumë punë deri në arritjen e variantit final

‘Anti-KÇK’ në Kuvend, Lleshaj: Shumë punë deri

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në Real Story me gazetarin Sokol Balla deklaroi se paketa anti-KÇK, e cila sot kaloi për miratim në kuvend, ka ndryshuar nga varianti fillestar.

Ai sqaroi se është punuar shumë para se ligji të kalojë në kuvend.

 “Varianti final nga ai fillestar ka ndryshuar. Ka qenë proces diskutimi, janë marrë shumë ekspertë, të cilët kanë punuar fort për ta sjellë ligjin në ato parametra që të jetë i pjekur për të kaluar në Kuvend. Ka pasur shumë ndryshime”, tha Lleshaj.

I pyetur për ndryshimet mbi përgjimet që i japin më tepër autoritet policisë, Lleshaj tha se nuk ka mbivendosje me prokurorinë dhe se kjo i jep mundësinë policisë të veprojë pa qenë e varur nga operatorët telefonikë.

“Nuk ka mbivendosje. Ne flasim për dy koncepte, përgjim dhe interceptim. Policisë i ka munguar një atribut për të përgjuar, lokalizuar. Policia nuk e ka pasur dhe nuk e ka ende sot dhe është e varur nga operatorët telefonikë.

Ka pasur raste por ka qenë në vullnetin e kompanive. Ligji nuk i jepte kompetencën për të vepruar në çast”, sqaroi ministri.

Të fundit