‘Anti-shpifja’, Balla: Do t’i rrëzojmë dekretet e presidentit, ligjin do ta përmirësojmë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një reagim në Facebook shprehet se dekretet e presidentit Meta për ligjin anti-shpifje mbrojnë një statukuo, që sipas tij shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online.

Sipas Ballës, bashkëpunimi i mazhorancës me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritetit njerëzor nga shpifja, si edhe të vetë publikut nga dezinformimi.

Në reagimin e tij Balla thekson se maxhoranca do të vijojë të rrëzojë dekretet e presidentit Meta mbi ligjin në fjalë.

Kujtojmë se sot është rrëzuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dekreti i presidentit Ilir Meta për ndryshimin e paketës ligjore ‘anti-shpifje’, për mediat elektronike.

“Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e te integritetit njerezor nga shpifja si edhe te vete publikut nga dezinformimi.

Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem te legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen”, shkruan Balla.