Flash News

KRYESORE

Anti-shpifja/ Balla kërkon të shtyhet dekreti i presidentit, kundërshton Hajdari

Anti-shpifja/ Balla kërkon të shtyhet dekreti i presidentit,

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka kërkuar që dekreti i presidentit mbi projektligjin e anti-shpifjes të hiqet nga rendi i ditës në Kuvend derisa Komisioni i Venecias të sjellë një raport përfundimtar.

“Sapo më ka ardhur komunikimi që Venecia ka pranuar ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar këtë ligj në 20 -21 mars, ndërsa gjatë shkurtit përfaqësuesit e Venecias do vijnë në Tiranë për të dialoguar me ne, këdo, opozitën parlamentare dhe përfaqësues të organizatave të mediave.

Votimi i dekretit të presidentit për mediat audiovizive propozoj që diskutimi të shtyhet deri sa komisioni Venecias të sjellë raportin e vet”, tha Balla, ndërsa ky propozim i kundërshtua nga kryetarja e grupit demokrat, Rudina Hajdari.

"Balla duhet ta kishte biseduar me mua nëse duhet shtyrë apo jo. Doje të dilje heroi", tha Hajdari.

Pas pesë minutash pushim të kërkuar nga kreu i Kuvendit, Ruçi kjo çështje doli nga rendi i ditës për këtë seancë.

Të fundit