All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Antimafia”, Basha prezanton platformën e PD: Vendi në kolaps, masa drastike për një kohë sfidash

“Antimafia”, Basha prezanton platformën e PD: Vendi në
All - Paragraf - 1

“Sipërmarrja nuk sheh asnjë ditë të bardhë nëse një grup njerëzisht përfitojnë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jo transparente, për afera që nuk sjellin asnjë dobi publike”.

All - Paragraf - 3

Kështu e perifrazoi kreu i PD, Lulzim Basha synimin kryesor të platformës së PD për ligjin antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Gjatë takimit të zhvilluar në Hotel Tirana, Basha prezantoi masat e reja si alternativa e re e PD, e cila ka si qëllim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

“Të rikthejmë kushtet e garës së barabartë dhe zbatimin e ligjit, ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ky është synimi i platformës sonë, të cilin do ta prezantojmë në tre pjesë:

Bilanci  i abuzimeve në koncesioneve dhe sektorin e monopoleve dhe licencave korruptive

Bilancin  financiar se sa i kushton ky fakt ekonomisë shqiptare

Projektligji për amendimin e ligjit antimafia. Të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive paratë e shqiptarëve do jenë subjekt i të njëjtit mekanizëm. Barra e provës me subjektet e ligjit dhe jo me shtetin, ata që janë bërë pale me krimin do të provojnë ligjshmërinë e aseteve. Pasuritë e vëna në këtë mënyrë t’i nënshtrohen sekuestrimit . Do ketë masa drastike për një kohë sfidash dramatike të vendit”, u shpreh Basha.

Të fundit