Antimitingjet paralele në Tiranë, Rama karshillëk ‘Çadrës së Lirisë’

Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë zhvilluar sot paralelisht antimitingjet në qendër të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha filluan të flisnin gjithashtu në të njëjtën kohë duke ndarë më dyshë vëmendjen e qytetarëve.

Basha tha nga ‘Çadra e Lirisë’ se Rama po përdor krimin dhe kriminelët për të mbajtur pushtetin dhe po ashtu denoncoi se në një magazinë në Manzë të Durrësit po mbahen 100 ton drogë, magazinë mbrohet nga Perlat Çullahaj, drejtor i Policisë së Durrësit.

Në të njëjtën kohë edhe kryeministri Rama përcolli një mesazh të rëndësishëm ku la të kuptohej se i drejtohej kreut të LSI, Ilir Meta. ‘PD mund të fitojë vetëm nëse ne jemi të ndarë” tha Rama nga sheshi ‘Skënderbej’ gjatë mitinut me të rinjtë që votojnë për herë të parë më 18 qershor.