Flash News

KRYESORE

Antoneta Sevdari kalon vettingun, rikonfirmohet në detyrë

Antoneta Sevdari kalon vettingun, rikonfirmohet në detyrë

Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Antoneta Sevdari, njëherazi dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka kaluar procesin e vettingut duke u rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi u dha ditën e sotme nga trupi gjykues, i cili drejtohej nga Firdes Shuli, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Roland Ilia.

Sipas relatores Sanxhaktari, pasuria familjare e subjektit të rivlerësimit përbëhej nga 350 m2 tokë truall, e blerë në vitin 2001 për 700 mijë lekë, një shtëpi banimi e legalizuar në vitin 2013, ku Sevdari dhe bashkëshorti i saj kishin si pjesë takuese 1/3, një apartament  i blerë për 97 500 euro me kursimet familjare nga paga dhe të ardhurat e bashkëshortit si person fizik.

Verifikimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arritën në përfundimin se deklarimet e prokurores Sevdari kanë qenë të sakta dhe se pasuria e saj ka burime të mjaftueshme dhe të ligjshme.

Të fundit