Flash News

KRYESORE

Anulime dhe vonesa në fluturim, këto janë kompanitë më problematike të 2018-s

Vitin që lamë pas, të shumta qenë defektet, anulimet e fluturimeve dhe vonesat e kompanive. Linjat që operojnë me Italinë kanë pasur vonesat më të mëdha, ndërsa kompania me numër rekord vonesash dhe anulimesh është “Fly Ernest”.

Autoriteti i Aviacionit Civil në raportin e fundit thekson se viti që lamë pas konsiderohet si më problematiku në dekadën e fundit.

Shkaqet kryesore lidhen me mungesën e kapaciteteve, operimit dhe problemeve teknike apo grevat e shumta në veçanti të disa kompanive ajrore.

“Fly Ernest” vlerësohet  kompania më problematike për 2018, me numër rekord vonesash dhe anulime përkatësisht 72 vonesa, në shumë raste mbi 6 orë dhe 14 anulime.

E dyta renditer "Blue Panorama" me 71 vonesa me mbi 2 orë. Më poshtë vijojnë kompanitë Albawings dhe më e rregullta ADRIA.

AAC i bën thirrje të  gjithë pasagjerëve që kanë plotësuar formularët e ankimimit dhe u  ka kaluar afati prej 6 javësh, që të rikontaktojnë përsëri kompanitë ajrore që kanë patur fluturimin për tu njohur me statusin e fluturimit të tyre.

Në rast se kompania nuk i kthen asnjë përgjigje, atëherë të kontaktojnë me sektorin e të Drejtave të Pasagjerit të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Të fundit