Flash News

KRYESORE

Anulimi i 30 qershorit/ Raporti përfundimtar, zbardhet axhenda e Komisionit të Venecias

Anulimi i 30 qershorit/ Raporti përfundimtar, zbardhet axhenda e Komisionit

Komisioni i Venecias do të diskutojë në datën 10 tetor për raportin përfundimtar mbi vendimin e presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, dhe caktimin e një date tjetër.

Komisioni ka ftuar në takimin e 10 tetorit përfaqësues të Presidentit Meta dhe të Parlamentit për miratimin e projekt-opinionin përfundimtar.

Komisioni i Venecias publikoi në datën 27 shtator raportin paraprak ku thuhej se Presidenti Ilir Meta tejkaloi kompetencat kushtetuese për të anuluar dhe më pas shtyrë datën e zgjedhjeve, por sipas këtij raporti, një shkelje e tillë nuk ishte arsye për ta shkarkuar nga posti i kryetarit të Shtetit.

Raporti thotë se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do ta japë verdiktin përfundimtar.

Presidenca njofton se brenda kësaj jave do të bëhet publik raporti i kreut të shtetit, Ilir Meta për draftin e opinionit të Komisionit të Venecias.

Të fundit