Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Anulimi i takimit të Sekretarit amerikan Pompeo me Merkel, i SHPJEGUAR
Gjithkush e di që gjermanët e urrejnë vonesën. Por, nëse doni me të vërtetë ta acaroni një teuton, anuloni një takim në minutën e fundit, shkruan POLITIKO.
Pyesni Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, i cili anuloi një udhëtim në Berlin duke shpërfillur kancelaren, Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm, Heiko Maas.
"Kjo është e vështirë për të justifikuar", shkruante Süddeutsche Zeitung, buletini i përditshëm i elitës borgjeze të Gjermanisë. Çfarë mund të kishte qenë më "urgjente" sesa çka do të ishte vizita e parë zyrtare e Pompeos në Berlin si Sekretar i Shtetit, pyeste gazeta.
Që përgjigja për këtë pyetje, të paktën në pikëpamjen e Pompeos, ishte Irani, vetëm sa i tërboi më shumë gjermanët. Berlini vazhdon të kapet te iluzioni se Europa mund t'a shpëtojë marrëveshjen bërthamore me Iranin, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës braktisën një vit më parë, dhe e konsiderojnë politikën amerikane ndaj Teheranit si luftënxitëse.
Fakti që Pompeo 'e kapërceu' Berlinin për t'u këndellur në ca kërcënime lufte ndaj Iranit nëpërmjet Bagdadit vetëm sa i shtoi fyerje lëndimit.
Reagimi zyrtar i Gjermanisë ndaj anulimit ka qenë vetëpërmbajtja. Në prapaskenë zyrtarët janë të zemëruar.
Ndërsa kjo ndodh, pjesërisht për shkak të gjendjes së vështirë të marrëdhënieve gjermano-amerikane në epokën Trump, por edhe si pasqyrim i rëndësisë së madhe të ritualit në politikën e jashtme gjermane.
Sado e trazuar të bëhet marrëdhënia e Gjermanisë me një vend tjetër, aq më shumë u bindet ritualeve të diplomacisë ndërkombëtare.
Në pikëpamjen gjermane, dialogu, sado pa substancë të jetë, është më i preferueshëm se sa heshtja. Ja për shembull, angazhimi i vazhdueshëm i Merkel me Vladimir Putinin pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Udhëheqësja gjermane foli dhjetëra herë me të pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Ndonëse përpjekjet e saj nuk arritën ta bindnin Putin për të ndryshuar kurs, audienca gjermane i dha një '10' për përpjekjet.
Pra, edhe nëse vizita e Pompeos nuk premtonte të arrinte më shumë se një foto, dhe disa fjalime të vogla, gjermanët prisnin që ai, megjithatë, t'a bënte ritualin.
Nuk ka gjë se Pompeo e bëri të qartë se planifikon të vijë në Berlin në të ardhmen e afërt; mos-ardhja e Sekretarit nuk ishte asgjë më pak se një fyerje.
Pra, sa të mërzitur janë ata?
"Marrëdhënia gjermano-amerikane është bërë copash" përfundon Süddeutsche.
*Shkrimi eshte pershtatur nga gazeta POLITIKO. Perkthimi dhe titujt jane te Politiko.al