Flash News

KRYESORE

Anulimi i vizitës së Vuçiçit në Skënderaj, reagon Bashkimi Europian

Anulimi i vizitës së Vuçiçit në Skënderaj,

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës e cila nuk e lejoi Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç të vizitojë fshatin Banjë në komunën e Skënderajt për shkak të protestave dhe bllokimit të rrugës nga qytetaret.

“Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit që të garantojnë sigurinë dhe qarkullimin e lirë gjatë ditës në rrugët e vendit. Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet në këto momente”, është shprehur zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançic.

Sipas saj, vizita e Vuçiqit ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë aktorëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt.

 

Të fundit