Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Anulimi i zgjedhjeve/ Majko kritikon Metën: “More çelësat e krizës dhe i hodhe në det’’
Deputeti i PS, Pandeli Majko është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama kur pyetet për vendimin e Presidentit Ilir Meta për shyrjen e zgjedjeve. Majko e shikon dekretin e kreut të shtetit jo si shtyrje të zgjedhjeve por si pengim të tyre, duke theksuar se “dekreti i Presidentit i mori krizës çelësat dhe i hodhi në det’’.
“Dekretin e Presidenti nuk e shikoj si një shtyrje zgjedhjesh, por si një anulim një ndërprerje e procesit zgjedhor. Kështu që për këtë arsye u shpreh institucioni më i lartë i republikës së Shqipërisë që është Parlamenti, u shpreh edhe KQZ , por në momenti që doli dekreti ishte autoriteti i vetëm i menaxhimit të procesit zgjedhor.
Ka shumë arsye që e ka bërë Meta këtë. Mendoj se Presidenti ka bërë një gabim të madh duke bërë këtë dekret dhe duke mos dhënë zgjidhje pas këtij dekreti. Por do përdor shprehjen e një kolegu timin të cilin dua ta citoj por pa i thënë emirin, i cili në një ambient mes miqsh ku ishin jo vetëm të majtë por edhe të djathtë ku po pinim ka kafe dhe tha: “Dekreti i Presidentit i mori krizës çelësat dhe i hodhi në det’’, deklaroi Majko në “Mbrëmje Ide”.