Flash News

KRYESORE

Anullohet koncerti në Roterdam, shkak kërcënimi për sulm terrorist

Anullohet koncerti në Roterdam, shkak kërcënimi për sulm

Një kërcënim për sulm terrorist të mërkurën në Hollandë ka bërë që të anullohet një koncert në qytetin e Roterdam. Gjatë mbrëmjes së mërkurës (23 gusht) autoritetet ndaluan një furgon me targa spanjolle që ishte i mbushur me bombula gazi pranë Rotterdam Maassilo, vendi  ku do të zhvillohej koncerti i grupit amerikan të rrokut Allah-Las, tha kryetari i bashkisë Ahmed Rrethaleb. Policia nuk e ka pasur të nevojshme për të bërë evakuimin e njerzve pasi koncerti nuk kishte filluar akoma. Shoferi është duke u marrë në pyetje nga polica ndërsa ekspertët ushtarakë të eksplozivëve po kontrollojnë furgonin. Kryebashkiaku i qytetit hollandez nuk ka dhënë shumë detaje mbi natyrën e paralajmërimit që kanë marrë duke shtuar se është ende shumë shpejt për të lidhur furgonin e ndaluar me kërcënim për sulm terrorist, raporton The Guardian.

Të fundit