Flash News

KRYESORE

Anulohen provimet e lirimit, Shahini: Hapim shkollat 3 javë vetëm për maturantët

Anulohen provimet e lirimit, Shahini: Hapim shkollat 3 javë vetëm

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi pasditen e të martës, se shkollat do të hapen në mënyrë të pjesshme. Në një konferencë për mediat, Shahini njoftoi se shkollat do të hapen në datën 18 maj deri në 5 qershor, vetëm për lëndët e maturës shtetërore. Ndërsa tha se mësimi nga shtëpia do të vazhdojë.

“Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit. Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12m maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve" tha ajo.

Megjithatë, ministrja njoftoi se do të anulohen provimet e lirimit për klasat e 9-ta dhe të ato të 5-ta. “Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit

Provimet e klasës së 5 dhe të 9  do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë. Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18- maj -5 qershor. ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online. Klasa e  1-11 deri në fund të majit dhe ëmsimi online për to do të mbyllet 2 javë më herët”, tha Shahini.

 

Të fundit