Flash News

KRYESORE

Anulohet dasma e Marinës dhe Getoarit në Prishtinë

Anulohet dasma e Marinës dhe Getoarit në Prishtinë

Kurorëzimi i dashurisë së Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, dukej se më në fund po shkonte siç ishte planifikuar.

Data 10 Shtator ishte vendosur të shënonte dasmën e madhe në Prishtinë por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Prive.al nga burime pranë çiftit ka arritur të mësoj se në ditët e fundit, Geti dhe Marina kanë ndryshuar planet duke e zhvendosur ceremoninë në Shqipëri.

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur, rreth dy javë para datës së madhe por detajet tjera pritet të zbulohen me kalimin e ditëve.

Të fundit