Flash News

KRYESORE

Anulohet kënga me Ledri Vulën, reagon Vig Poppa

Anulohet kënga me Ledri Vulën, reagon Vig Poppa

E teksa të gjithë fansat prisnin bashkëpunimin më të fundit të Ledrit dhe Vig Poppa-s, një lajm aspak i mirë ka ardhur për ta. Reperi Vig Poppa ka njoftuar se publikimi i këngës “Marshalla” i cili ishte parashikuar të publikohej këto ditë, është anuluar.

Lajmin e ka dhënë vetë reperi nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai u ka kërkuar falje të gjithë fansave për pritjen, por për shkak të disa problemeve, shkruan  Vigani, klipi nuk do të publikohet.

“Per shkak të disa problemeve, nuk del klipi me Ledrin.  M’falni për pritjen. Së shpejti kangë të reja...stay tuned”, shkruan Vig Poppa, raporton Class.

Reperika sqaruar se anulimi i këngës nuk ka të bëjë me probleme teknike, por nuk  iu dukej momenti i përshtatshëm për ta publikuar.

 “Jo nuk është problem teknik, vetëm se për momentin nuk na duket e leverdishme ta publikojmë këngën” deklaroi Vigani.

Megjithatë ai nuk përjashtoi mundësinë për ta publikuar më vonë bashkëpunimin me Ledrin, si dhe premtoi se shumë shpejt do të sjellë këngë të reja.

Të fundit