Flash News

KRYESORE

Anulohet koncerti i njohur, policia gjermane largon me mijëra persona nga frika e sulmit terrorist

Anulohet koncerti i njohur, policia gjermane largon me mijëra persona nga

Salla ku do të zhvillohej festivali « Rock am Ring » në Nürburgring (pjesa perendimore e Gjermanisë), i cili terheq qindra mijëra persona, u evakua të premten në mbrëmje për shkak të “një kërcënimi terrorist”.

Policia njoftoi se ishte në dijeni « të elementëve konkretë që nuk përjashtonin një sulm të mundshëm terrorist”, sipas një komunikate të publikuar ditën e fillimit të këtij aktiviteti muzikor.

Masat e sigurisë janë përforcuar, por policia dhe organizatorët e festivalit nuk pranuan të rrezikojnë.

“Meqë siguria është prioritet absolut dhe çdo vënie në rrezik e pjesëmarrësve në festival duhet evituar maksimalisht u vendos pezullimi i tij ditën e premte”, theksoi policia pa dhënë detaje për natyrën e sulmit dhe elementët që ajo disponon.

Organizatorët e festivalit u kërkuan pjesëmarrësve të largoheshin me qetësi nga salla në mënyrë ‘që të mbështësnin hetimet e policisë’ duke shpresuar se festivali do të rifillonte të shtunën.

Të fundit