Flash News

KRYESORE

Anulohet takimi i NATO-s në Tiranë. Xhaçka për akuzat e PD: Kompania shet kompjutera dhe…ushqime

Anulohet takimi i NATO-s në Tiranë. Xhaçka për akuzat e

Shqipëria nuk do të pres në muajin qershor ministrjalin e NATO-s, parashikuar të zhvillohej në Tiranë. Ministrja Olta Xhaçka konfirmoi këtë lajm, duke u shprehur se planet ndryshuan për shkak të masave të marra nga shtetet për koronavirusin. Ndërkohë, Xhaçka tregoi se Shqipëria i ka kërkuar ndihmë aleancës për përballimin e situatës nga koronavirusi.

“Do ta mbajmë në një moment të dytë, pasi të gjitha vendet kanë zgjatur masat. Diskutuam gjerësisht për çfarë duhet të bëjnë vendet. Ne kemi vepruar në marrjen e masave, shumë të shpejta. Duke dëgjuar ekspertët më shumë se politikanët. Ne i kemi kërkuar ndihmë NATO-s, ndërsa aleanca po bën maksimumin për përmbushjen e këtyre kërkesave. Nuk është një pandemi që ka përfshirë të gjitha vendet. Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet të forcojnë strukturat e tyre të mbrojtjes civile”, tha Xhaçka.

Ajo foli dhe për akuzat e opozitës lidhur me tenderin 1.5 milion euro të ushqimeve për familjet në nevojë, që u fitua nga një kompani që shiste kompjutera. Ministrja nuk e mohoi këtë gjë, por u shpreh se ndër të tjera kompania kishte aktivitet edhe shitjen e ushqimeve.

Të fundit