Flash News

KRYESORE

Anulohet vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë

Anulohet vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç nuk do të jetë sot në Kosovë. Zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi tha se vizita e kryeministrit është anuluar për shkak të kushteve atmosferike. Mjegulla e dendur ka mbuluar të gjithë Prishtinën, duke e bërë të pamundur uljen e avionit në aeroport.

Markoviç do të takohej në Kosovë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe me prodhuesit e Kosovës.

Ende nuk është njoftuar për një datë tjetër për zhvillimin e kësaj vizite.

Të fundit