Flash News

KRYESORE

Anulojnë divorcin, Angelina Jolie dhe Brad Pit rikthehen bashkë, por me një kusht

Anulojnë divorcin, Angelina Jolie dhe Brad Pit rikthehen bashkë, por

10 muaj më parë të gjithë u mërzitën për lajmin e ndarjes së Brad Pit dhe Angelina Jolie, por tashmë lajmi i anulimit të divorcit të tyre ka qenë surpriza e radhës.

Çifti janë rikthyer sërish bashkë. Takimi i tyre i parë pas 10 muajsh u realizua në privatësi. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ishte një takim plot emocion, lot e përqafime. Por ata e kuptuan se dashuria për njëri-tjetrin ishte shumë e madhe.

Larg syrit të mediave, takimi është realizuar në Beverly Hills, në shtëpinë e një miku të përbashkët të çiftit, ku Jolie dhe Pitt kanë mbërritur me dy makina të ndara.

 Biografi i çiftit, Ian Halperin thotë se çifti ka qëndruar për herë të parë përballë njëri-tjetrit, vetëm për vetëm, pa prani të avokatëve apo psikologëve. 

“Pati shumë lot, asgjë më nuk kishte mbetur për tu diskutuar mes të dyve. Thjesht vendosën se e dashuronin ende njëri-tjetrin dhe vendosën për një fillim të ri” u shpreh Halperin për mediat e huaja. 

Ndryshe nga sa u përfol shtatorin e shkuar, lidhjet e Pitt me drogën alkoolin dhe dhunën e pretenduar ndaj djalit të tyre Maddox, që çoi edhe në hetim aktorin nga FBI dhe shërbimin social, pas muajsh të tërë pa folur asnjë fjalë me njëri-tjetrin, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë dhënë njëri-tjetrit mundësinë e dytë të rikthimit bashkë, me kushtin për të vijuar terapinë rehabilituese dhe sesione këshillimore shpirtërore, ashtu siç bën vite më parë Liz Taylor dhe Richard Burton, çifti i famshëm hollivudian që u ndanë dhe u rimartuan dy herë në vitin 1960 dhe 1970. 

Urojmë që t’i shohim gjithmonë bashkë çiftit dhe me sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin. .

Të fundit