Flash News

KRYESORE

Apeli fundos ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

Apeli fundos ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Parvarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, duke e shkarkaur nga detyra.

Lënia në fuqi e vendimit të Shkallës së Parë u mor pas 6 orë debatesh në Dhomën e Këshillimit.

Vendimi u mor unanimisht nga trupa gjykuese e përbërë e përbërë nga  Ina Rama, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, e cila vendosi shkarkmin e Selimit.

Komisioni i Pavarur i Vettingut kishte konkluduar më herët se gjyqtari ishte i ndikuar nga krimi, pasi pati kontakte jokorrekte me shtetasin A.I., që është Arben Isufi si edhe një person tjetër nga Vlora, të dënuar për trafik droge.

Të fundit