Flash News

KRYESORE

Apeli i arkitektit: Prishja e ndërtesave të bëhet vetëm pas procesit teknik dhe ligjor

Apeli i arkitektit: Prishja e ndërtesave të bëhet vetëm pas

Arkitektit Marin Biçoku këshillon që ndërtesat e shembura nga tërmeti të mos shemben plotësisht nga autoritetet, paso ato përbëjnë objekt të hetimit ligjor dhe teknik.  Ai mendon se për shkak të dëmeve dhe viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit,  duhet një hetim i thelluar rast pas rasti

“Patjetër që hetim duhet të ketë se sa kohë ka pasur qytetarë që kanë humbur jetën ka elementë të veprës penale apo të një situatë hipotetike. Lidhur dhe me atë që thashë më përpara është e rëndësishme për të përfituar besimin e qytetarëve te shteti, një hetim të thelluar, individual rast pas rasti.

Ju me drejtë mund të bëni pyetje pse u ndërtua kjo ndërtesë, pse u ndërtua ajo ndërtesë dhe është shumë e vështirë të japësh një përgjigje nëse nuk ka një hetim ligjor dhe teknik të detajuar.

Besoj se një nga elementet që mund të jetë me vlerë për t’u sugjeruar në momentin që ne flasim, prishja e ndërtesave që e kanë humbur integritetin strukturor duhet të bëhet vetëm pasi të jetë bërë procesi i hetimit teknik dhe ligjor.”, tha Biçoku, i ftuar l në emisionin ‘E Diela Shqiptare’ në Tv Klan.

Ai shtoi se “ndërtesat pavarësisht se kanë pësuar kolaps total përbëjnë elementë të provës të cilat i vlejnë dhe prokurorëve për të zhvilluar hetimet e tyre”.

“Por vlejnë edhe nga pikëpamja teknike shkencore për të kuptuar se si janë sjellë ndërtesa të ndryshme, të viteve të ndryshme ndaj këtij tërmeti.

Prandaj ndërtesat duhen analizuar përpara se të rrafshohen komplet dhe më pas të largohen. Si për anë teknike dhe ligjore. Do duhet transparent procesi në mënyrë që rezultati që do dali mund t’i pëlqejë apo jo qytetarëve të jetë i besueshëm’, deklaroi arkitekti.

Të fundit