Apeli i Bashës: Provokimet e Ramës si reagimet e një bishe të plagosur, mos bini pre e tij

Në deklaratën e tij për media që erdhi menjëherë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, kryeopozitari Basha u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve të Ramës dhe ndjekësve të tij.

“Ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demorkatike, por edhe të gjithë qytetarëve, mos bini pre e provokimive dhe e skenarëve kriminalë të Edi ramës dhe shpurës së banditëve të tij. Ne jemi të fortë. Ne jemi shumicë. Ne e dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrpasht. Ne do jemi të gjithë shumë mirë. Shqipëria do të bëhet shpejt shumë mirë. Rama dhe mercenarët e tij do të jenë shumë keq së shpejti. Ata e dinë fundin e tyre, prandaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje”, u shpreh Basha.