Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Apeli i fundit i Mustafa Nanos për studentët: Ose dilini zot vendit, ose kthehuni në auditore
Analisti Mustafa Nano, në monologun e emisionit ‘Provokacija’ u përqëndrua te studentët të cilët u rikthyen në protestë pas pushimeve të fund vitit. Nano, u bëri apel të rinjve që të marrin fatet e vendit në dorë, ose përndryshe të kthehen në auditore për të vijuar mësimin.
“Të dashur studentë, lërini këto lexime të përcipta e përtace të historisë që janë të denja për prindërit tuaj, demokratë e socialistë. Edhe sikur të ishin të vërteta, nuk do na hynin në punë. Këtu gjërat janë të thjeshta. Një shoqëri e tërë ka treguar për tridhjetë vjet me radhë se është e paaftë të organizojë zgjedhje të lira, të ndërtojë institucione të besueshme publike, të mbajë nën kontroll të zgjedhurit, t’u kërkojë llogari këtyre të fundit për keqadministrimin e pasurisë publike, thënë me fjalë të tjera, t’i dalë zot vendit, të sotmes dhe të ardhmes së tij. Jeni të aftë që, në ndryshim nga prindërit tuaj, t’i dilni zot vendit? Nëse po, demonstrojeni. Nëse jo, kthehuni në auditorë. Ju keni nevojë të mësoni”.
Analisti nuk la pa komentuar edhe një banderolë të shpalosur para në Korpusin e Universitetit të Tiranës, “Rroftë rinia e lirë, fundi i Katovicës; sot vendosim ne”. Nano shtoi se ata që e kanë shkruar janë studentë mendjembyllur, që jetojnë pranë paranojave të prindërve të tyre.
“Me siguri, e kanë varur studentët. Dhe po ua them të fundit në fillim: e kanë kompozuar studentë mendjembyllur e mendjevarfër, që nuk jetojnë dot larg paranojave të prindërve të tyre. Ka më shumë se dy dekada që këndohet ky avaz, i cili rreket të na bëjë me dije se, dikur andej nga viti 1987, kur u duk se koha e komunizmit po perëndonte, në Katovicë janë mbledhur udhëheqësit e vendeve të Lindjes dhe atje paskan vendosur të inskenojnë dorëzimin e pushtetit politik, por duke mbajtur atë ekonomik. Sikur të ish bërë një mbledhje e tillë, nuk do të ishte çudi, pasi duket logjik si komplot. Por puna është se nuk ka patur një mbledhje të tillë. Dhe ata që i mbahen këtij pretendimi thjesht duan të zhveshin prej fajit vetveten. Dhe të bëjnë sikur nuk e kuptojnë se gjithçka ka ndodhur në tridhjetë vitet e fundit, ka ndodhur prej nesh”, deklaroi Nano.