Flash News

KRYESORE

Apeli i Metës: Fund plagës së skllavërisë moderne

Apeli i Metës: Fund plagës së skllavërisë moderne

Presidenti Ilir Meta ka bërë një apel në ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët, sipas tij, janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte.

Kreu i shtetit thotë që t’i jepet fund skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë.

“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”, shkruan Meta.

Të fundit