Flash News

KRYESORE

Apeli i policisë: Kujdes nëse keni për të tërhequr paratë nga bankomati

Apeli i policisë: Kujdes nëse keni për të tërhequr

Policia i ka bërë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes kur të kenë për të të tërhequr para nga bankomati gjatë natës, pasi dikush mund t’ju ndjekë për t’ju grabitur paratë.

Apelin e bën drejtoria vendore e Policisë Fier, e cila në faqen e saj në Facebook ka shpërndare këtë njoftim:

“Kujdes gjatë kryerjes së veprimeve në Bankomat. Sigurohu që askush nuk shikon kodin e kartës dhe që nuk është dikush që të ndjek më qëllim grabitjen e parave të tua.

Këshillë: Planifiko që tërheqjen e parave ta bësh ditën, gjatë kohës që ka lëvizje, që të mos vihet në rrezik jeta jote”.

 

Të fundit