Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit ‘Panorma’, i cili u shemb pak ditë më parë nga IKMT (ishte ndertuar pa leje), ka mbetur sërish në burg.
Gjykata e Apelit në Vlorë e ka rrëzuar kërkesën e Kokëdhimës, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, masën ‘arrest me burg’.
51-vjeçari akuzohet për tri vepra penale: “kanosje’, ‘shkatërrim i pronës’ dhe ‘dëmtime të tjera me dashje’, pasi sulmoi një familje turistësh nga Spanja, pasi këat të fundit u larguan nga restoranti i tij, për shkak se nuk u pëlqeu shërbimi.
Ngjarja bëri bujë edhe pas publikimit të videos, të xhiruar nga vetë turistët e terrorizuar prej veprimit të Kokëdhimës, i cili hipi mbi mjetin e tyre në lëvizje dhe qëndroi duke goditur xhamin e përparmë me grusht për 3 km.