Apeli konfirmon mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit

Gjykata e Apelit  rrëzoi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, duke pushuar çështjen kundrejt Valbona Sakos, si kryebashkiake e Durrësit e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Çështja përfundoi në Apel, pasi gjyqtarja Mimoza Margjeka refuzoi t’i jepte asaj mandatin për kryebashkiake.

Në vendimin e 17 Korrikut, Margjeka argumentoi se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin ligjshme, duke sjellë faktin se partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit, ishte regjistuar jashtë afatit zyrtar në zgjedhje.

Herën e dytë, kërkesa për njohjen e mandatit të Sakos u bë nga Partia Socialiste dhe ishte firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Kësaj here ishte gjyqtari Shpëtim Reka që vulosi fitoren e Sakos.