Flash News

KRYESORE

Apeli shpall të pafajshëm biznesmenin Rezar Taçi

Apeli shpall të pafajshëm biznesmenin Rezar Taçi

Edhe pse u akuzua dhe u dënua nga Shkalla e Parë me gjobë për evazion fiskal në vlerën e 7 milionë eurove, biznesmeni Rezar Taçi i njohur dhe si manjati i hidrokarbureve fiton pafajësi në Gjykatën e Apelit 

Në dhjetor u dënua me 6 mln lekë gjobë Vendimi për pafajësinë e Taçit është dhënë këtë të mërkurë në Gjykatën e Apelit, pas ankimit që Taçi i bëri dënimit me gjobë dhënë nga Gjykata e Tiranës më 20 dhjetor 2016.

Prej më shumë se 2 vitesh biznesmeni Taçi është larguar nga Shqipëria ndërsa hetimet ndaj tij nisën pas kallëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për mos pagim taksash dhe evazion fiskal. Sipas hetimeve të prokurorisë evazioni fiskal u krijua duke përdorur dhe kompaninë ARMO, ndërsa sipas Gjykatës së Apelit, Taçi është i pafajshëm dhe akuza ndaj tij duhet të pushohet. Shqiptarja.com

Të fundit