Flash News

KRYESORE

Apeli vendos sot për kryebashkiakun Frrokaj

Apeli vendos sot për kryebashkiakun Frrokaj

Organi i akuzës nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, ku para disa javësh la të lirë Frrokajn bashkë me disa zyrtarë të bashkisë së Lezhës, të cilët akuzohen për tjetërsim pronash.

Duke qenë të bindur se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë të parin e Lezhës në abuzime me pronat, Prokuroria e Lezhës e ka apeluar vendim në gjykatë. Kujtojmë që në burg mbetën vetëm juristi i bashkisë, Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

Kreu i Bashkisë së Lezhës bashkë me 11 zyrtarë të kësaj bashkie u vunë në pranga në 16 Mars të këtij viti, pasi akuzohen për tjetërsim pronash te “Rana e Hedhun”.

Të fundit