Flash News

KRYESORE

Apeloi Policinë e Shtetit të bëjë fushatë për PS, LSI kërkon në gjykatë rikthimin e hetimit ndaj Ramës, caktohet data

Gjykata e Beratit do të shqyrtojë kërkesën e LSI për rikthimin e hetimit ndaj kryeministrit Rama, i cili kërkoi përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë. Prokuroria mbylli hetimet, pas ndjesës që kërkoi kryeministri ne facebook.

Thirrja e Ramës u bë gjatë fushatës elektorale të 2017-ës, ndërsa ishte në Kuçovë.

Rama i kërkoi Policisë së Shtetit që të bëjë fushatë dhe të grumbullojë vota për PS. Por pasi kryeministri kërkoi falje, Prokuroria mbylli hetimet për dy javë.

kërkoi kryeministri ne facebook.

LSI ankimoi vendimin e prokurorisë në gjykatën e lartë. Kjo e fundit ia kaloi çështjen gjykatës së Beratit, pasi deklarimet e kryeministrit u bënë në Kuçove. Ne datën 16 maj do të zhvillohet gjyqi ndaj kërkesës së LSI për rinisjen e hetimeve ndaj kryeministrit

Më poshtë janë publikuar edhe faksimilet e vendimit të gjykatës së Beratit, për nisjen e gjyqit ndaj kryeministrit Edi Rama.

 

 

 

 

Të fundit