Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Apeloi të rinjtë të bojkotojnë ambasadën e SHBA, Lu i përgjigjet Manjanit për qëndrimin ndaj LGBT: Kujdes!
Pak ditë më parë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u bëri thirrje të rinjve që të braktisin të gjitha aktivitetet që mban ambasada amerikane në Tiranë, e cila ishte në mbështetje të nismave të LGBT.
Po ashtu, edhe deputetë të tjerë të opozitës u shprehën publikisht kundër nismave të tilla, kryesisht në gjimnazet e vendit dhe bënë përgjegjës ministrinë e Arsimit dhe qeverinë ‘Rama’.
Ndërkohë, ditën e sotme në një forum të zhvilluar sot për personat e këtij komuniteti, ku morën pjesë ministra dhe deputetë, ambasadori Donald Lu kritikoi ish-ministrin Manjani dhe deputetë të tjerë të opozitës.
“Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj”, ka deklaruar ndër të tjera Lu.
Postimi i Manjanit më 22 mars
“Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!! Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.
Ky lajm u pëçua dje. Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!
Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!
Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..! Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mësimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesëmarrjen! Ta refuzojnë, duke i falënderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar! Më mirë të rrinë në kafene!