Flash News

KRYESORE

Aplikacionet që çdo mashkull duhet t`i shkarkojë në telefonin e tij

Ndjenja e stilit dhe e modës i bashkon të gjithë, të rinj e të vjetër, të pasur e të varfër, heteroseksual dhe homoseksual. Një gjë është e sigurte, të gjithë kanë stilin e tyre por jo të gjithë kanë buxhet të favorshëm për tu veshur me marka dhe të shpenzojnë para për veshje të shtrenjta.

Por ju sa shpesh shkoni në dyqane? Apo sa orë kaloni duke lundruar në internet për të gjetur përditësimet e fundit të modës për meshkujt.

Ka mënyra më të mira për të qëndruar përditësuar pa shpenzuar asnjë monedhë ... ose disa monedha në muaj. Në këtë moshë të mahnitshme digjitale që ne jetojmë, ekziston praktikisht një aplikacion për çdo gjë. Nga porositë e picave deri tek çorapet shumëngjyrëshe të  Paul Smith.

Nëse jeni duke kërkuar për frymëzim stili, apo udhëzime të sakta, ekziston një aplikacion për ju.

  1. Gilt (pa pagesë)

Gilt është një aplikacion pa pagesë që ofron çmimet më të mira për markat luksoze si Gant, Prada dhe Gucci. Ata postojnë në kohë reale uljet e fundit,  kështu që ju nuk do humbni uljet. Çdo ditë, postimet dhe uljet e reja shfaqen në aplikacion në orën 17:00 në Mbretërinë e Bashkuar me zbritje deri në 60%.

  1. JackThreads (falas)

Për njerëzit që e duan  uljet e fundit "flash", por nuk janë veçanërisht marka  të mëdha   apo luksoze, JackThreads ofron një alternativë që është po aq e mirë. Ekziston një gamë më e gjerë markash dhe stilesh me çmime të favorshme. Aplikacioni përditësohet rregullisht dhe ofron shumë opsione për modën dhe stilin.

  1. Shopstyle (falas)

Shumë njerëz vizitojnë mijëra dyqane dhe përfundojnë duke mos gjetur diçka që i përshtatet stilit të tyre. Supozoni se mund të hapni një aplikacion dhe të klikoni nëpër një seri filtrash dhe t'i pyesni nëse kanë stilin tuaj të preferuar? Shopstyle është ai shërbim. Dhe në qoftë se nuk ka asgjë në veçanti që ju dëshironi, do mund të gjeni frymëzim në udhëzuesin dhuratë, zgjedhje e editorit,  dhe njoftime për  tendencat e fundit të stilit.

  1. Stylebook Men ( aplikacion me pagesë, kushton £ 2.49)

Mirë, kjo kushton një çikë, por ia vlen çdo klikim. Stylebook sjell strukturën në sensin tuaj të modës duke ju lejuar të ngarkoni fotot e dollapit tuaj dhe të gjurmoni gjithçka. Gjithashtu sugjeron veshjet bazuar në llojin e rastit dhe sa komod dëshironi që të jeni.

Nëse shpesh jeni të hutuar nga faqet e internetit që ofrojnë dizajne të rastësishme të stilit, thjesht shkarkoni ndonjë nga këto aplikacione dhe planifikoni blerjet tuaja.

Ndërkohë ruani dhe disa para!

Të fundit