Flash News

KRYESORE

Aplikacioni “WhatsApp”, BE cakton moshën për përdoruesit

Aplikacioni “WhatsApp”, BE cakton moshën për

Aplikacioni “WhatsApp”, i cili shërben si një platformë multifunksionale për të komunikuar, nuk do të jetë i aksesueshëm për personat nën moshën 16 vjeç, për të gjitha vendet që bëjnë pjesë në Bashkimim Evropian.

Sipas “Daily Telegraph”, aplikacioni që udhëhiqet nga gjigandi ‘Facebook’ do të kërkojë që përdoruesit të konfirmojnë moshën kur të shkëmbejnë mesazhe në javët në vijim.

Mënyra se si do të verifikohet vërtetësia e konfirmimit të moshës nuk është bërë akoma e ditur.

Aktualisht, mosha për përdoruesit e këtij aplikacioni është të mbi 13 vjeç, por ndryshimi vjen si pasojë e skandalit të Facebook mbi privatësinë e të dhënave.

Rregullorja e përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila nis zbatimin më 25 maj, do t’iu ofrojë përdoruesve më shumë mundësi për të kuptuar se si kompanitë përdorin të dhënat e tyre.

Të fundit